Tedi Blushi akuzon Ballukun për korrupsion të përbindshëm në Fier: 50 milionë euro të vjedhura në tunelin e Llogarasë

Data

Gjatë një takimi në Fier, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar zëvendëskryeministren, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun për korrupsion.

Ai tha se vetëm me tunelin e llogarasë janë vjedhur 50 milionë euro, ndërsa e cilëson ministren përgjegjëse për vjedhjet e përbindshme.

“Belinda Balluku vjen në Fier si e dërguara e Edi Ramës për të blerë votat e fierakëve. Një nënë, një grua që ju prin bandave të Edi Ramës, më vjen keq ta them por nuk e meriton këtë fjalë, sepse është kjo Ministre që në radhë të parë mban përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale për vjedhjet e përbindshme që sot e kësaj dite po ndodhin me taksat tuaja.

Mjafton vetëm tuneli i Llogarasë, afera më e freskët për të cilën janë paguar 50 milionë Euro bakshish, e denoncuar kjo nga ish- krahu i djathtë i Edi Ramës për ekonominë, Arben Ahmetaj.

Mjafton rruga e shembur Korçë-Ersekë,  për të cilën sot e kësaj dite nuk ka nisur një hetim që kjo zonje të ishte sot para ligjit dhe jo duke kërkuar vota në Qarkun e Fierit.

Pyetja që ne duhet të shtrojmë të gjithë njëri-tjetrit  këtu në Fier,  në Roskovec, në Libofshë, në Darzez, në Divjakë është a jemi më mirë sot dhe a mund të ishim më mirë se sa jemi sot?”, u shpreh Blushi.

Fjala e plotë e Tedi Blushit:

Ju falenderoj të gjithëve, me shumë mirënjohje, me përulje për gjithë qëndresën, për gjithë angazhimin tuaj shumë të cmuar për gjithë këto vite për Partinë e Lirisë si dhe për faktin që sot Fieri është, falë jush dhe do të jetë, lokomotiva e fitores së Partisë së Lirisë, lokomotiva që do ti prije fitores në 11 Maj.

Sot Opozita ne Fier, Partia e Lirisë në Fier vjen ballë lartë,  sepse gjithçka ne kemi paralajmëruar në këto 11 vite ka rezultuar e vërtetë.

Sot Fieri në drejtimin e “Rilindjes “, sot Fieri nën drejtimin e bandave të Edi Ramës, tanimë i është vënë dhe një “balluke” para për ti hedhur hi syve qytetarëve të Fierit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related