Zjarri i shkatërroi dy banesa/ 61-vjeçari: Dikush kishte vendosur 4 çisterna nafte në pronën time

Data

Historia e kësaj jave na ka dërguar në qytetin e Ballshit, ku u takuam me Ferjatin, jeta e të cilit do të ndryshonte pasditën përvëluese të 18 Gushtit të këtij viti, kur dy banesat e tij, të ndërtuara me gjak dhe djersë nga puna e rëndë në emigrim do të përfshiheshin nga flakët.

Shkak për këtë u bënë katër çisterna nafte, të cilat pa dijenë e tij ishin vendosur prapa shtëpisë së tij, dhe të kushëririt të tij.

Si pasojë e zjarrit njëra nga banesat do të shkrumbohej plotësisht ndërsa tjetra do të pësonte dëmtime të rënda në taracën e saj. Por drama e këtij zotërie nuk do të përfundonte këtu….

Pasi djegia e banesave do të shoqërohej me ecejaket e këtij 61 vjeçari për të vënë para drejtësisë shkaktarët e kësaj zjarrvënie me dëme të pallogaritshme. Por çfarë është bërë nga autoritetet për të ndihmuar këtë individ të ringrihet, pas këtij dëmi kolosal? Për fat të keq deri më tani asgjë, pasi institucionet i japin Ferjatit vetëm një përgjigje, ngjarja po hetohet. Dhe pse kjo e fundit është e mbuluar me mister, se kush fshihet pas 4 çisternave gjigande nafte.

Si ndodhi e gjithë kjo nën hundën e institucioneve? Si mundet që një person të montojë katër çisterna gjigande nafte, pa e ditur askush. Duke rrezikuar kështu jo vetëm banesat e Ferjatit, por jetën e të gjithë banorëve përreth?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related