Xhixho denoncon: Mosdorëzimi te drejtësia e deputetes Xhaçka, tregon që shteti i së drejtës ka rënë

Data

Zv. presidentija e PL-së, Erisa Xhixho përmes një deklarate për mediat u shpreh se opinioni i Komisionit të Venecias për rastin “Xhaçka” konfirmoi betejën e drejtë të opozitës për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë,

Opinioni i Komisionit të Venecias për rastin “Xhaçka” konfirmoi betejën e drejtë të opozitës për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përpjekja për të mbajtur peng me arrogancën e shumicës parlamentare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, është një puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.
Si një prej firmëtareve të nismës për të çuar në Gjykatën Kushtetuese rastin “Xhaçka”, e kam konsideruar që në krye të herës një shembull flagrant të papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me konfliktin e interest, neni 70, pika 3 e Kushtetutës.

Opinioni i Komisionit të Venecias nënvizon se “parimi themelor i shtetit të së drejtës, është plotfuqishmëria e Kushtetutës dhe respektimi, nga të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore, i efektit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur ka një të tillë.

Në argumentimin e opinionit theksohet se “vetë qëllimi i ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, është të kufizojë shklejet e mundshme nga legjislativi ose aktorët e tjerë shtetërorë.

Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related