Premtimet dhe gënjeshtrat e Ramës: “Rilindja” çon drejt “greminës” arsimin profesional

Data

Pavarësisht një premtimi të qeverisë në vitin 2017 për të krijuar shkolla profesionale në çdo bashki, Shqipëria mbetet pas me vetëm 19 bashki që kanë institucione të tilla në vitin 2024. Me një numër në rënie të shkollave profesionale dhe nxënës që hasin vështirësi për të gjetur punë në fushat e tyre, ekspertët kërkojnë një strategji gjithëpërfshirëse për të adresuar nevojat e tregut dhe mungesat infrastrukturore.

Në 10 Janar 2021, në Investigative Network Albania, do të publikohej shkrimi “U premtua për shkolla profesionale në çdo bashki të vendit, por nga 61 bashki vetëm 20 prej tyre kanë”. Shkrimi faktonte një premtim të bërë në planin e qeverisjes së Partisë Socialiste për mandatin 2017-2021, u premtuan investime në arsimin profesional dhe se çdo bashki do të kishte shkollë profesionale.

Katër vjet pas këtij premtimi, nga verifikimi i Faktoje rezultoi se vetëm 1/3 e bashkive kanë shkolla profesionale dhe një pjesë e tyre janë me financim privat. Edhe në ato bashki ku ofrohet ky lloj shkollimi, nxënës që kanë mbaruar shkollën profesionale e kanë pasur të vështirë gjetjen e një pune në zanatin e vet, ose në disa raste kanë gjetur punë jashtë vendit. Por si është situata aktualisht, pothuajse 8 vite pas bërjes së këtij premtimi?

Në shkrimin e realizuar nga Faktoje në vitin 2021, ajo që vihej re është ne në vend zhvillonin aktivitetin e tyre 35 shkolla profesionale, të cilat ishin të shtrira në 20 bashki. Ajo që theksohej në shkrim ishte gjithashtu edhe fakti që shumë ish-nxnësët të këtyre shkollave, ishin detyruar të emigronin pasi nuk kishin mundur të siguronin një vend pune në Shqipëri.

I tillë është edhe rasti i A.S,  i cili aktualisht ka mbaruar shkollën e lartë për drejtësi në një universitet privat në Shqipëri. Por 32 vjeçari nga Saranda, për shkollë të mesme zgjodhi shkollën profesionale të qytetit, në drejtimin “Hoteleri- Turizëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related