Arrestohet aktori Rezart Veleshnja, grabiti një makinë me anë të mashtrimit dhe e shiti

Data

Aktori Rezart Veleshnja, i cili së fundmi ishte pjesë e “Big Brother Vip Kosova” është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ai është vënë në pranga, pasi akuzohet se me anë të mashtrimit, ka grabitur një automjet dhe më pas e ka shitur atë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, – thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related