Artan Hoxha: Rama komandon k*imin në vend, i pastron paratë dhe i legalizon asetet

Data

Gazetari Artan Hoxha thotë se në krye të krimit të organizuar qëndron vetë kryeministri, madje është ai që e komandon atë.

Sipas Hoxhës me metodat që ka ngritur, Rama godet një grup kriminal dhe ngre një tjetër. Suporti sipas tij që krimi i jep Ramës, u pa fare qartë në zgjedhjet e vitit 2021, kur megjithëse kishte një perceptim dhe bindje të përgjithshme se do kishte rrotacion, ishin krerët e bandave kriminale ata të cilët e kundërshtonin me forcë këtë në bisedat e tyre.

Hoxha theksoi se i gjithë sulmi i ndërrmarë nga SPAK ndaj tij , ka si prapavijë politikën e pushtetin, i cili me sa duke kërkon të dëgjojë vetëm ato që i intersojnë atij.

Hoxha: Po shikoja para disa ditësh, ma solli ajo memorja e facebookut, edicionin e parë të syrit , e kemi bërë bashkë, ka qenë kolegu xhelili mos gaboj. Më pas vazhdova tek ABC, në një kohë që ai kishte një tjetër pronar, sepse në atë kohë kishte bindjen se do kishte rotacion pushteti, edhe ai pagoi kostot dhe u detyrua ta shiste TV siç patën kosto dhe të tjera biznesa. Ndërkohë që aty u paraqitën si pronarë disa biznemenë nga Kosova, papritmas pati një ndryshim. Na u tha vetëm kaq, që TV është marrë në kontroll nga qeveria dhe bashkia dhe do përdoret për zgjedhjet e vitit 2023. Në mos gaboj unë nuk jam thirrur fare, dhe më komunikoi një nga redaktorët që nuk do dilja më në ekran. Nuk mu komunikua as ndërprejë kontrata, as që mund të kemi ndonjë projekt dhe sna duhesh më këtu. Sepse unë nuk isha një njeri i stafit të brendshëm dhe kisha zgjedhur të isha disi më i pavarur.

Pyetje: Oferta ime. Për aq kohë sa fotoja që keni publikuar është krejtësishte vërtetë, po të duash që të jesh gazetar krejt free, por të denoncosh çfarë ke ftesën për të bashkëpunuar me syrin e ke të hapur….

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related