PD premton lehtësira fiskale për bizneset e vogla: Zero TVSH dhe zero tatim fitim për xhiro deri në 180 mijë euro

Data

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka publikuar në rrjetet sociale një nga pikat e programit të PD-së, që ka të bëjë me mbështetjen ndaj bizneseve të vogla shqiptare. Teliti shkruan se Qeveria e PD-së në programin 2025-2029, parashikon nga Zero TVSH dhe Zero Tatim fitim për bizneset me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro.

Postimi nga Dorian Teliti

ZERO TVSH, ZERO TATIM FITIM PËR CDO BIZNES TË VOGËL ME XHIRO VJETORE DERI NË 180 MIJË EURO, REALITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR!
Sot është domosdoshmëri krijimi i një sistemi fiskalë të thjeshtë dhe eficient.

1. Zero TVSH për cdo biznes të vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë.
2. Zero Tatim Fitim për cdo biznes të vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë.
3. Pulla fiskale në xhamin e biznesit duke i thënë LARG taksidarit abuzues.
4. Thjeshtim të burokracive duke përdorur instrumentat më të avancuara të TIK, do të eliminojë “taksën vrastare të korrupsionit”.

☑️Pa biznesin e vogël nuk ka ekonomi të zhvilluar, fuqizimi i saj do të thotë mirëqënie për shqiptarët.
100 DITË i duhen Sali Berishës Kryeministër për ti bërë realitet!
#11maj #ekonomiaepara #votondryshimin

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related