Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e SPAK: U bënë në shkelje të ligjit!

Data

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar një padi në gjykatë, ku përmes saj kundërshton veprimet e SPAK dhe GJKKO, në lidhje me kontrollin e ushtruar mëngjesin e të premtes së kaluar në zyrat e fondacionit “Harabel”.

Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë mësohet se ankimim ka bërë edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së në banesën e tij.

Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedurial për mungesë shkaku të ligjshëm.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dy ditë më parë në një reagim mbi hetimet e SPAK ndaj tij theksoi se agjentët e BKH-së kishin trokitur në derën e banesës së tij pa një vendim gjyqësor.

Kontrollet u ushtruan në bazë të një hetimi pasuror nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, teksa Ajola Xoxës iu sekuestrua edhe telefoni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related