Rënia e popullsisë si pasojë e emigrimit masiv është shndërruar në një problem serioz edhe për kompanitë celulare, të cilat po humbasin me shpejtësi klientët. Të dhënat e fundit zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike tregojnë se numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare u rrudh me me gati 8 për qind në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas AKEP, numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare zbriti 2.57 milionë vetë në fund të tremujorit të dytë, nga 2.79 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia ka qenë veçanërisht e fortë për kompaninë ONE, e cila ka humbur 180 mijë abonentë ose 12.6 për qind të përdoruesve aktive vetëm në harkun kohor të një viti. Sipas AKEP, numri i përdoruesve aktivë të rrjetit ONE ra nga 1.42 milionë që ishte në tremujorin e dytë vjet, në 1.24 milionë në tremujorin e dytë të këtij viti.
