Ditët e fundit doli në sipërfaqe një përplasje shumë e fortë mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Në thelb të kësaj “lufte” qëndron afati i mandatit të Zaçes, e emëruar si gjyqtare kushtetuese nga Gjykata e Lartë.
Sadushi, si kreu i institucionit që ka zgjedhur Zaçen, është i mendimit se ajo duhet të largohet nga detyra në mars 2025, pasi plotësoi vakancën e ish-anëtares Vitore Tusha, të cilës i mbaroi mandati kushtetues në mars 2017.
Nga ana tjetër, Holta Zaçaj, duke iu përmbajtur parashikimeve kushtetuese për skemën e ripërtëritjes së gjyqtarëve kushtetues që parashikon zëvendësimin e saj “brenda vitit 2025”, mban qëndrimin që afati i qëndrimit të saj në detyrë është fundi i vitit të ardhshëm
