E shoqëruar nga e bija, Monika Kryemadhi paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë deklaroi para gazetarëve deputetja e PL-së

Data

Ish-bashkëshortja e presidentit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Siç duket edhe nga pamjet Kryemadhi është shoqëruar sot sërish nga vajza e saj, Bora Meta.

Para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar: “Erdha të marr letrat e SHIK-ut”.

Ndaj Monika Kryemadhit ështè caktuar masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related