FOTO+VIDEO/ U arrestua për vra@jen e shefit të kompanisë së sigurimeve shëndetësore në SHBA, autori i dyshuar shfaqet i revoltuar, përplaset me policinë! Kundërshton ekstradimin në New York

Data

Autori i dyshuar i vra@jes së shefit të kompanisë së sigurimeve shëndetësore në SHBA është përleshur me oficerët e policisë teksa ata po e shoqëronin në gjykatë.

Me pranga në duar, Luigi Mangione, u bërtiti gazetarëve jashtë gjykatës së Pensilvanisë: “Është një fyerje për inteligjencën e popullit amerikan”, tha ai i revoltuar.

Ai është akuzuar për vrasjen e shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson, i cili u qëllua për vdekje në Manhattan javën e kaluar.

I veshur me një uniformë burgu portokalli, Mangione u pa duke luftuar me oficerët, të cilët e shtynë pas një muri.

Ai ka kundërshtuar ekstradimin e tij në Nju Jork, ndërsa i është mohuar lirimi me kusht.

Mangione u arrestua të hënën pasi një punonjës i McDonald’s në Pensilvani njoftoi autoritetet për një klient, të cilit iu gjet një armë, maskë dhe shkrime, të cilat policia thotë se e lidh atë me ngjarjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related