Deputeti demokrat, Dash Sula ka reaguar pas zbardhjes së opinionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Halli i madh i detyron që të lexojnë si fitore edhe SHUPLAKËN e Komisionit të Venecias. Mazhoranca ka dy vite që përpiqet ta mbrojë me imunitetin që i garanton mandati si ligjvënëse deputeten e vetë bashkëshorti i së cilës u bë investitor strategjik gjatë kohës që Znj. Xhaçka ishte ministër.
Në mënyrë të imagjinueshme (siç e ka cilësuar vet kryesuesja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj), socialistët në parlament injoruan dy herë vendimin e Gjykatës. Sigurisht e kanë bërë se halli që kanë është i madh ndaj po e mbrojnë. Në këtë kontekst nuk kishte asnjë dyshim se dërgimi i çështjes për Opinion në Komisionin e Venecias ishte një procedurë për të kaluar kohën dhe se në çdo rast pavarësish opinionit, ligjvënësen nuk do ia dorëzonin drejtësisë.
Komisioni i Venecias e ka thënë qartë, pa ekuivok se të gjitha autoritetet janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin. Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese thotë Opinioni i Komisionit të Venecias është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Shtuar këtu teksin që vendos në paragrafin 22 të
Opinionit se duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
