Makina del jashtë rruge në Korçë, plagoset shoferi

Data

Një aksident ndodhi mëngjesin e së martës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Drejtuesi i një mjeti tip “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë, ka dalë jashtë saj duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili në atë moment po udhëtonte i vetëm në makinë.

Drejtuesi i mjetit ka fraktura dhe lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related