Vra@ja e CEO-s së kompanisë amerikane të sigurimeve, arrestohet një person! Dyshohet se është i përfshirë në kri””

Data

Policia në SHBA ka marrë në pyetje dhe më pas arrestuar një 26-vjeçar, për vra@jen e CEO-së së kompanisë UnitedHealthcare, Brian Thompson.

26-vjeçari i arrestuar është identifikuar nga Policia e Nju Jorikut si Luigi Mangione. Këtij të fundit i është gjetur një ID që kishte emrin e tij dhe një tjetër false.

Ai u ndalua sot në një McDonald’s, në Altoona, Pensilvani.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams thotë se personi i arrestuar posedonte sende që e implikonin në krim.

Ndërsa policia thotë se ka gjetur dokumente të shkruara me dorë, të cilat flasin për “mentalitetin” e të dyshuarit.

Gjithashtu i është gjetur dhe një armë zjarri, megjithatë ende nuk është lëshuar ndonjë akuzë ndaj tij.

Hetimet për vrasjen e CEO-s vijojnë intensivisht nga autoritetet amerikane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related