Pavarësisht se pjesa më e madhe e plazheve këtë vit në vendin tonë ishin bosh, Qeveria vazhdon të pretendojë se në Shqipëri kanë hyrë 10 milion pasagjerë në aeroportin e Rinasit.
A është kjo një shifër prej turizmit, apo prej emigrimit masiv, kjo ha debat, por ajo që vlen për t’u theksuar është se numrin kjo Qeveri e cakton para se të përmbushet. Që vitin e kaluar, Edi Rama dhe zëdhënisja e tij, PR-istja e shquar Belinda Balluku, deklaronin se vitin e ardhshëm do të kemi 10 milion pasagjerë.
Dhe u tha u bë! Numri u përmbush 10 milion pasagjerë, madje si në kohëhn e komunizmit, plani e ka tejkaluar 100%. Balluku ka mbajtur një ceremoni propagande ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku përgëzoi shokët dhe shoqet e partisë për përmbushjen e planit me sukses.
Por jo vetëm kaq! Ajo caktoi edhe numrin e pasagjerëve për vitin 2025, i cili sipas saj plani është 12 milionë, 2 milion pasagjerë më shumë se këtë vit. E me këtë Qeveri, ku në fokus ka propagandën, plani nuk dështon!
Të paktën jo në deklaratat publike dhe Balluku, si e shquar për propagandë, dhjetorin e ardhshëm (nëse do të jetë në Qeveri, ose nëse s’do e ketë çuar shefi para drejtësisë), do na dalë sërish në një podium të ngritur tek aeroporti i Rinasit për të njoftuar përmbushjen e planit.
