Kurthi i pagave

Data

Nuk bëhet vreshti me fushata, por me shata e lopata”, është një shprehje e trashëguar nga koha e socializmit, që sot, ndonëse mund të tingëllojë ironike, sërish mbetet aktuale.

Fushatat vijojnë të mbeten një format i preferuar i qeverisë për të zgjidhur probleme, që në fakt janë strukturore, dhe do të kërkonin ndërhyrje të thella dhe afatgjata. Dy vite më parë, zgjidhja për pagat më të ulëta sesa mesatarja e rajonit u gjet nëpërmjet presionit indirekt te bizneset.

Qeveria vendosi të rrisë pagat e administratës, duke shpresuar se kjo do të nxiste sipërmarrjet private. (madje, administrata vijoi dhe të shtohej në organikë, ndonëse një pjesë e madhe e shërbimeve tashmë po ofrohen online).

Bizneset në fakt i rritën pagat, por jo aq shumë nga “presioni” i qeverisë, sesa nga shtrembërimet që u krijuan në tregun e punës, si rrjedhojë e ritmeve të larta të emigracionit. Kjo lëvizje, që erdhi e detyruar dhe e pashoqëruar me produktivitetin, ndikoi në uljen e konkurrueshmërisë së bizneseve, duke përkeqësuar treguesit e përfitueshmërisë.

Operatorët turistikë p.sh., ankohen se rritja e pagave të punonjësve të sektorit për shkak të emigracionit, ka rënduar në kosto bizneset e hotelerisë dhe nuk ka sjellë përmirësime në tregun e punës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related