Berisha tregon ku do të merren paratë për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik

Data

Kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur nga qytetarët në rrjetet sociale se ku do t’i gjejë paratë për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik, tha se ato do të sigurohen pasi të ndalohen vjedhjet dhe ndërtimet në Shqipëri, që sipas tij, kanë kapur çmime tejet të larta.

Berisha tha se qeveria në pushtet, ka gjetur forma dhe mënyra nga më të ndryshmet për të vjedhur taksapaguesit shqiptarë. Dy janë sektorët kryesorë, theksoi Berisha për qytetarët ku zhvaten paratë, rrugët dhe ndërtimi.

Ai thekson se do ti garantojë këto fonde nëpërmjet transparencës pasi nuk do të ndërtohen kurrë më rrugë me çmim 10 herë më të shtrenjtë se në vendet e BE-së.

Berisha thekson se do të ketë një shpërndarje të re të të ardhurave dhe pasurive të këtij vendi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related