Arrestimi i Metës, Xhixho në protestën para SPAK: Rrëmbim krimi*al, drejtësia me dy standarde po persekuton liderët…

Data

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dje në protestën para SPAK e quajti rrëmbim kriminal arrestimin e Ilir Metës. Sipas saj, drejtësia po vepron me dy standarde dhe po persekuton liderët e opozitës. “Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës, deputetë e opozitës. Kjo ndodh vetëm për një arsye, se opozita është vendosur ti qëndrojë përballë këtij regjimi. Sot kemi kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit dhe Operacionalen për rrëmbimin kriminal të Metës.

Ky rrëmbim politik, ishte në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë çështje do e ndjekim deri në Strasburg. Sot Meta mbetet në izolim ekstrem pa fakte , pa prova dhe me zero akuza penale. Kur kjo ndodh me një personalitet si Meta, ish-president, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me qytetarin e thjeshtë të këtij vendi”, deklaroi Xhixho

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related