Mos harroni çadrën/ Parashikimi i motit për fundjavën, temperatura deri në -4 gradë,ja qarqet që do zbardhen nga dëbora

Data

Gjatë kësaj fundjave përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Për ditën e Shtunë (nesër) për pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related