Anëtarët e Partisë së Lirisë dhe mbështetësit e kryetarit të kësaj force politike, Ilir Meta po protestojnë këtë të premte para SPAK, duke e konsideruar si arrestim politik futjemn në qeli të ish-Presidentit të Republikës.
Protesta nisi rreth orës 12:00, ku qindra protestues u vendosën para godinës së Prokurorisë së Posaçme me një banderolë që mbante mbishkrimin “JO DREJTËSI ME REGJI”.
Protestuesit mbajnë edhe pankarta në duar me mbishkrimet “Altin Dumani mercenar i Rilindjes” apo “Afërmendsh SPAK nuk guxon t’u përmendë emrin Ramës dhe Veliajt”.
Ndërkohë, avokati Genc Gjokutaj njoftoi se ditën e sotme kanë depozituar një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha në lidhje me arrestimin e dhunshëm të Ilir
Kjo protestë është e para që një forcë politike mban para SPAK-ut. Ajo që vihet re është mungesa e eksponentëve të Partisë Demokratike, të cilët nuk janë prezentë si deputetët apo anëtarët e Kryesisë së PD-së.
