Lidhjet e kreut të KPP me kompaninë e nipit të Sadri Abazit/ Kualifikoi në garë dy firmat me të njëjtin administrator

Data

Emisioni “Vetting” ka analizuar procedurat me vlerën më të madhe monetare për periudhën 2020-2023 dhe ka zbuluar se në shumicën prej tyre nuk ka garë pasi kompanitë janë shkualifikuar ose ka pasur pjesëmarrëse vetëm një kompani.

Nëpërmjet të dhënave të përpunuara nga “Open Data Albania”, “Vetting” ka analizuar 40 tenderat më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe, ku bie në sy mungesa e garës, e cila ka indicie për korrupsion. “Vetting” ka evidentuar se nga 40 tendera, 31 ose 77% e tyre janë me “flamur të kuq”, pasi janë shkualifikuar të gjithë pjesëmarrësit, duke u shpallur automatikisht fituese kompania e mbetur në garë. Vlera e totale e tenderave me flamur të kuq është 72,3 miliardë lekë. Pra, në 4 vite 650 milionë euro fonde publike u janë akorduar pa garë një grupi kompanish, të cilat gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga institucionet publik.

Emisioni u përqëndrua edhe në institucionin e Komisionit të Prokurimeve Publike, që drejtohet nga i shumë akuzuari, Jonaid Myzyri, i cili përtej aspektit me deklarimin e pasurisë dhe CV-së profesionale, ka treguar se edhe në punën e këtij institucioni ka patur mangësira.

Shpeshherë Komisioni i Prokurimeve Publike nën drejtimin e Jonaid Myzyrit ka qenë në qendër të akuzave për favorizimin e kompanive private, ku ai ka qenë i punësuar. Sipas deklaratës së hershme në 2016, opozita shqiptare ka akuzuar Myzyrin se ka favorizuar kompanitë “Alko Impex”, ku si administrator shfaqet Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit Sadri Abazi nga Partia Socialiste.

Kjo është njëra nga deklaratat e vitit 2016 kur Myzyri ishte inspektor te KPP-ja. Edhe në 2020 zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar të njëjtat akuza për lidhjet me kompanitë “Alko Impex”, por në këtë rast Myzyri ka qenë në pozicionin e drejtuesit të Komisionit të Prokurimeve Publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related