“Punojmë dhe nuk paguhemi”/ Protestojnë para bashkisë punonjësit e Pastrim-Gjelbërimit në Gjirokastër

Data

Punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Gjirokastër kanë dalë në protest mëngjesin e kësaj të premte para bashkisë së qytetit.

Ata janë shprehur se u është premtuar rritje page, gjë e cila nuk ka ndodhur. Punonjësit thonë se nuk kthehen në punë pa marrë pagesat shtesë për punën e kryer, rritjen e pagës si dhe shpërblimet nga bashkia. Përgjatë gjithë vitit janë shprehur ata, nuk kanë marrë asnjë ditë pushimi, e kjo nuk i është reflektuar në pagesat e tyre mujore. kjo situatë ka bërë që të dalin në protest këtë të premte dhe bojkotim të punës deri në momentin e marrjes së pagave.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, është shprehur se do të kryejë një takim me punonjësit për t’i dhënë zgjidhje problemit të shtruar prej tyre. Ndërkohë, punonjesit e kesaj drejtorie kanë thënë se nëse nuk do të përembushen kërkesat e tyre do të kalojnë në bojkot total të punës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related