Shkak i ndarjes tradhtia? E fajësoi për fundin e martesës, Xhensila ‘thumbon’ Besin dhe tregon a ka një tjetër….

Data

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen për divorcin nga partneri i saj prej shumë vitesh, Bes Kallaku. Artistja është shprehur se ky vendim është marrë nga ana e saj, për shkak se martesa nuk po funksiononte më, teksa tregoi se forcën e gjeti tek dy fëmijët, Ajka dhe Amen.

“Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme”, u shpreh këngëtarja, teksa shtoi se pas marrjes së vendimit për t’u divorcuar ia shpjegoi edhe vajzës, duke i treguar të vërtetë, ndërsa theksoi se donte që fëmijët e saj në të ardhmen të kishin qetësi.

Xhensila Myrtezaj ka mohuar që shkak i ndarjes të ketë qenë një person i tretë, duke theksuar se në marrëdhënien e saj dhe aktorit të humorit nuk ka ekzistuar diçka e tillë.

“Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërish nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë, për këtë pjesë besoj se të dy jemi të qetë”, u shpreh artistja në “Mirëmbrëma Yje”.

Xhensila Myrtezaj komentoi edhe këngën “Mosmirënjohja” të ish-bashkëshortit të saj Bes Kallaku, teksti i së cilës u tha se ishte një dedikim për artisten. Ajo u shpreh se historia e këngës nuk i përket asaj, duke akuzuar Bes Kallakun se bëri një lëvizje tekike të zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur.

“Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri”, tha ajo, teksa thumboi ish-partnerin: “Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.”

Ndërsa rrëfeu se për momentin nuk ka një mashkull të ri në jetën e saj dhe se dëshiron që kohën t’ia kushtojë fëmijëve.

“Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, tha këngëtarja.

Pjesë nga intervista:

Shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë mbi supe. Çfarë nuk është thënë, se çfarë nuk kam lexuar. Botën nuk e ndryshoj dot, as mendësinë e tyre të errët. Por kam Zotin dëshmitar dhe kaq më mjafton për të qenë në paqe me veten

Është një vendim që e ke marrë ti?

Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme. Nuk është i lehtë divorci për askënd, as nuk e parashikon të ndodhë dhe as nuk e dëshiron të ndodhë. Disa hapa sado të vështira për t’u marrë në jetë, duhet gjendur forca për t’i marrë disa vendime

Ku e gjete forcën?

E gjeta forcën tek fëmijët e mi, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen, qetësinë.

Si ka reaguar mamaja jote kur i the vendimin që kishe marrë?

Në fakt, si për ironi të fatit historia sikur u përsërit. Ishte e vështirë të hapesha me mamin, pavarësisht se ajo e kuptonte që kishte kriza më marrëdhënie. Ne jemi munduar, si unë dhe si ai që ti mbanim larg familjarët nga problemet që ne kishim. Mamit jam munduar t’ia them duke mos e lënduar. Është munduar të kuptojë që nuk kupton gjë, por ishte plotësisht dakord me vendimin tim. Më mbështeti dhe më këshilloi të gjej paqe tek dy fëmijët e mi, të jem e zonja për ta dhe veten time.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related