Bllokada e Serbisë, Vuçiç i “zemëruar” me bullgarët dhe kroatët, ja cilat shtete penguan Beogradin

Data

Të mërkurën, përsëri, nuk ka pasur marrëveshje mes vendeve anëtare për hapjen e negociatave me Serbinë në grupin 3, i cili përfshin tetë kapituj, sipas burimeve diplomatike.Ky grup përfshin tetë kapituj: transformimi dixhital dhe media; taksat; politika ekonomike dhe monetare; politika sociale dhe punësimi, sipërmarrja dhe politika industriale; shkenca dhe kërkimi; arsimi dhe kultura; bashkimi doganor.Javën e kaluar, tetë vende, përfshirë Kroacinë, patën kundërshtime ndaj propozimit të presidencës hungareze për hapjen e këtij grupi. Arsyet kryesore për këtë janë refuzimi i Serbisë për të vendosur sanksione kundër Rusisë dhe përputhshmëri me politikën e jashtme të BE-së, sundimin e ligjit dhe situatën në media.

Para takimit të javës së kaluar, Serbia u shpërndau vendeve anëtare një dokument jozyrtar me një listë të hapave që synon të ndërmarrë për të marrë miratimin për hapjen e atij grupi. Disa vende kanë thënë se nuk mund të bëhet përparim në premtimet e bëra në atë dokument.Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Hungaria, e cila kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, do të caktojë bisedimet në BE për këtë temë për javën e ardhshme, raporton Blic.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related