Sali Berisha ka zbardhur planet e tij sesi do të veprojë, nëse Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit
Berisha tha në emisionin Open në News24 se, pas fitores do të thërrasë një votë të përgjithshme për kryeministrin, ndërsa shtoi se këtë e bën për partitë që nuk janë dakord që ai të jetë kryeministër.
“Pas fitores së zgjedhjeve unë do thërras një votë të përgjithshme për kryeministrin. Për këto parti që thonë s’jemi dakord me Sali Berishën, u them hajde provoje, kandido”, tha Berisha
Lidhur me moshën, kreu demokrat tha se janë vetëm numra.
“Unë jam 80 vjeç, por vitet janë numra. E thonë tiranasit, robi plaket kur do vetë”, tha Berisha.
