Sfidoi policinë duke lëvizur me shpejtësi dhe kundravajtje, e pëson keq reperi Stresi

Data

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka kryer 2 ditë më parë një shkelje rrugore të cilët e ka publikuar vetë në rrjetet sociale.

“Me mua nuk ekziston trafiku”, shkruante Stresi në rrjetet sociale.

Policia njofton se ka gjobitur Arkimed Lushajn, i cili shfaqet në një video në rrjete sociale duke parakaluar një varg automjetesh në sensin e kundërt të lëvizjes dhe duke përdorur dritat verbuese në zonë të banuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”.

Po ashtu, reperit i janë zbritur 10 pikë nga patenta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related