Vjedhje sistematike, kishat u zbrazën nga veprat e artit dhe objektet historike

Data

Midis viteve 2000-2017 numërohen së paku 16 raste të vjedhjeve të veprave të artit në kishat e vendit, episode nga të cilat u grabitën 23 ikona, 3 ikonostasë dhe objekte të çmuara. Artefaktet e grabitura janë zbuluar pjesërisht vetëm në 3 raste, ndërsa klerikët shprehen se nuk ka pasur vullnet për zbardhjen e ngjarjeve dhe se besimtarët mbeten në pritje të gjetjes së tyre.

Në të zbardhur të 8 nëntorit të vitit 2016, telefoni nisi të binte pa ndërprerë në banesën e Atë Kristaq Subashit në Berat. Kleriku u përmend me vështirësi në 4 të mëngjesit dhe më i përhumbur se kurrë, fill pasi dëgjoi për disa herë i tronditur se brava në Kishën e Shën Spiridhonit ishte gjetur e thyer.

Me të zbardhur e mërkura e 9 nëntorit u bë e qartë se nuk ishte një vjedhje që synonte vetëm grabitjen e parave të dhuruara nga besimtarët, por e përqendruar edhe objektet e çmuara. “Kryevepra” e kishës së Lagjes Goricë, Epitafi, që datonte rreth 200-300 vite më parë ishte zhdukur pa nam e pa nishan.

“Ai ishte në një vend të posaçëm, në një kornizë të modifikuar bukur, që të ishte në çdo kohë i ekspozuar dhe ata e kishin shqyer brutalisht atë dhe e kishin marrë”, kujtoi Atë Kristaq Subashi për Median Amfora.

“Epitafi i Kishës së Shën Spiridhonit ishte një nga objektet më me vlerë të trashëgimisë sonë shpirtërore, por edhe pasuri kulturore. Mendohet që mund të ishte 250 deri në 300 vjeçar. Mënyra e të ndërtuarit dhe e të kompozuarit e bënin të veçantë atë”, shtoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related