Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë procedurat e trajtimit financiar për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë në rastet e fatkeqësive në familje, shpërblimin për rezultatet e arritura dhe dëmtimin e rëndë të pronës private për shkak të detyrës, në zbatim të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
NDIHMA FINANCIARE NË RASTIN E FATKEQËSIVE NË FAMILJE
Për efekt të këtij vendimi, fatkeqësi në familje konsiderohet vdekja e prindit në ngarkim, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës.
Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit.
Për t’u trajtuar me ndihmë financiare sipas pikës 2, të këtij kreu, punonjësi dorëzon në Gardën e Republikës:
a) kërkesën me shkrim;
b) certifikatën e vdekjes së prindit në ngarkim, të bashkëshortit/bashkëshortes apo të fëmijës;
c) certifikatën familjare.
Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për fatkeqësi në familje bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm
