Qeveria drejt mocionit të mosbesimit/ Mediat franceze: Nëse ekzekutivi bie, brenda 24 orëve Macron emëron…

Data

Ka nisur debati mbi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Barnier. Asambleja Kombëtare ka hapur diskutimin e seancës vendimtare, e cila pritet të sjellë rënien e qeverisë së Michel Barnier.

Deputetët do të shqyrtojnë dy mocione mosbesimi, të paraqitura të hënën nga e majta dhe nga Rassemblement National, pasi qeveria ka marrë përsipër miratimin pa votim të buxhetit të Sigurimeve Shoqërore. Moci i majtë pritet të miratohet gjatë mbrëmjes, falë mbështetjes nga RN.

Presidenti francez Emmanuel Macron është i sigurt se do të emërojë një kryeministër brenda 24 orësh, në rast se qeveria rrëzohet pas mocioneve të mosbesimit. Këtë ka deklaruar një ish-ministër në BfmTv.

“Kreu i shtetit nuk do të paraqitet pa qeveri përpara Donald Trump këtë fundjavë,” ka thënë një burim tjetër afër presidentit.

Trump, i rizgjedhur president i SHBA-së, do të jetë të shtunën në Paris për hapjen e Katedrales Notre-Dame.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related