Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se opozita duhet të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion, përfshi edhe Kuvendin, për të dhënë alternativën e saj.
Tabaku tha se ka qenë e idesë se përdorimi i vetëm një elementi, protestave, nuk mund të japë rezultat, ndërsa u shpreh se opozita, strukturat dhe deputetët e saj, duhet të lëvizin në terren, të komunikojnë me qytetarët.
“Protestat nga një anë, komunikimi me qytetarët në terren, por edhe salla e Kuvendit, janë 3 elementë që duhet të kombinohen, për ti dhënë qytetarëve mesazhin tonë.
Besoj shumë fort jo vetëm te komunikimi qytetar, por edhe në të gjitha platformat, përfshi edhe Kuvendin, për të dhënë alternativën tonë. Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë.
