EMRI/ U arrestua dy ditë më parë, GJKKO jep vendimin për anëtarin e bandës së Suel Çelës

Data

Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 48-vjeçarin Fuad Verzivolli, ndaj të cilit u lëshua urdhër-arresti nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e bandës së Suel Çelës.

Burime bëjnë me dije se Fuad Verzivolli është arrestuar dy ditë më parë, mbrëmjen e 1 Dhjetorit në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse ai doli ditën e sotme para togave të zeza për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, teksa mbi 48-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Fuad Verzivolli dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e 8 Qershorit të vitit 2020 ndaj Ardian Çapja, i cili u qëllua me snajper brenda oborrit të vilës së tij në Elbasan, teksa qitësi i dyshuar Prekë Kodra ishte pozicionuar në kodrën e Krastës.

Fuad Verzivolli i ka shpëtuar më parë një atentati më 6 maj 2017, ku ndaj makinës së tij u 1 kg tritol C4, por e cila dështoi për shkak të mekanizmit të gabuar. Për këtë ngjarje, Gjykata e Elbasanit deklaroi fajtor Astrit Sinanajn duke e dënuar me 25 vite burg. Por biznesmeni Verzivolli bëri me faj Florenc Çapjan për këtë ngjarje, pasi nuk kishte asnjë njohje me Astrit Sinanajn.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related