“Ndërsa Europa vepron, Shqipëria numëron krizat”, Dorian Teliti kritikon Edi Rama: Qeveria pa masa për rritjen e çmimeve

Data

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti ka ngritur alarmin për mungesën e reagimit të qeverisë shqiptare ndaj krizës ekonomike që pritet të thellohet, sidomos në kushtet e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë televizive, ai kritikoi ashpër qasjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e cilësuar si pasive dhe të kufizuar vetëm në “konstatim” të situatës, pa masa konkrete për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.

Sipas Telitit, ndryshe nga vende si Spanja, Italia, Greqia apo Serbia që kanë ndërmarrë politika për të përballuar krizën, Shqipëria mbetet pa një plan të qartë veprimi. Ai theksoi se rritja e çmimeve po ndihet çdo ditë nga qytetarët, ndërsa mungojnë ndërhyrjet për të zbutur efektet.

Ekonomisti solli në vëmendje edhe situatën sociale, duke theksuar se një pjesë e madhe e popullsisë jeton në varfëri ose rrezik varfërie, çka e bën edhe më urgjente ndërhyrjen e shtetit.

Ai propozoi masa konkrete si rishikimi i buxhetit të vitit 2026, ulja e disa taksave dhe lehtësimi i barrës fiskale për bizneset, në mënyrë që të amortizohen efektet e krizës dhe të mbrohen shtresat më të prekura.

Sipas Telitit, pa këto ndërhyrje, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh dhe presion ekonomik, ndërsa qeveria rrezikon të mbetet thjesht një “vëzhguese” e krizës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related