Disa javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur këtë të martë sërish në organin e akuzës.
Pas qëndrimit për rreth 2 orë në SPAK, Duro deklaroi në dalje të godinës se ishte thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.
Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.
A iu komunikua akuza?
Duro: Flas në fund të procesit.
