Buxheti 2025, “shpërthen” Tabaku: Asnjë impakt dhe shtysë për ekonominë, kemi një dramë…

Data

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku kritikoi qeverinë për buxhetin 2025. Në një intervistë televizive ajo tha se ky buxhet nuk jep asnjë impakt ose shtysë për ekonominë.

Ti nuk e kupton dot se cilin sektor do të zhvillojë ose mbështesë qeveria shqiptare. Investimet publike të buxhetit zbatohen vetëm në muajin e fundit të vitit”, tha Tabaku.

Ajo kritikoi dhe iniciativën e fundit të qeverisë për bonusin e pensionistëve duke e cilësuar jo vetëm të pamjaftueshëm por dhe si qersharak dhe tha se është dramatike që vendit i kanë ikur të rinjtë në emigracion dhe qeveria nuk ka asnjë plan për mbajtjen ose rikthimin e tyre në Shqipëri.

“Çmimet janë rritur 55%, qeveria ofron bonus për pensionistët, kjo është qesharake, dhe për vetë faktin se ne kemi një dramë të madhe, që në vend që të ofrojmë zgjidhje për të rinjt, dhe si të tërhqim 40% të forcës aktive të punës që janë larguar, diskutojmë për bonusin e pensionistëve”, tha Tabaku.

Kujtojmë që të martën mbahet seanca për buxhetin 2025 dhe PD ka depozituar plot 36 amendamente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related