Pse nuk sekuestrohet “Viola Green”?

Data

Gazetari Klodian Tomorri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur pyetjes se pse SPAK nuk e konfiskon kompaninë “Viola Green”, ku një prej aksionerëve kryesorë është Bujar alias Marsel Shega.

Ndaj këtij të fundit u lëshua urdhër-arresti, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe si “truri financiar” i grupit kriminal të Suel Çelës së Elbasanit.

Tomorri shkruan se “Viola Green” është një kompani që merr miliona euro tendera pastrimi nga bashkitë e Elbasanit, Rrogozhinës dhe Kuçovës. Gazetari paralajmëron se situata me këtë kompani do të ndodhë njësoj si me ato të inceneratorëve, se kur u kujtua SPAK për t’i sekuestruar gjeti 0 euro në llogari.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

SPAK thotë në dosje se biznesmeni Bujar aka Marsel Shega ishte truri financiar që pastronte paratë e një prej organizatave më të fuqishme të trafikut në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related