Mbahet mbledhja e grupit të PS, zbardhen diskutimet

Data

Diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mbajtur këtë të hënë, u përqendruan kryesisht në seancën e nesërme plenare dhe shqyrtimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Përsa i përket amendamenteve të dorëzuara nga PD, është vendosur që ato të shqyrtohen dhe analizohen nga deputetët.

Megjithatë, deri tani deputetëve nuk u është dhënë asnjë udhëzim apo qëndrim zyrtar mbi mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me amendamentet e propozuara, nëse ata duhet të votojnë për to ose kundër.

Në të njëjtën kohë, deputetët janë udhëzuar të vijojnë punën e tyre normalisht dhe të kenë si prioritet në seancën e nesërme miratimin e buxhetit, duke u siguruar që ky proces të zhvillohet pa pengesa dhe sipas planifikimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related