Zgjedhjet presidenciale në Rumani, social-Demokratët janë në prag të fitores

Data

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për të formuar një koalicion pro-perëndimor.

Votimet e 1 dhjetorit janë mbajtur një javë pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në këtë shtet, në të cilat një kandidat pro-rus, i të djathtës ekstreme, ka arritur të kalojë në rundin e dytë zgjedhor.

Gjykata Kushtetuese e këtij vendi ka urdhëruar rinumërimin e votave të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Banorët e Rumanisë, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, janë në pritje të rezultateve përfundimtare, pasi ato preliminare tregojnë se Partia Social- Demokrate (PSD) ka më shumë vota sesa partia ultranacionaliste e ekstremit të djathtë, Aleanca për Unitet të Rumunëve (AUR).

Pas numërimit të 99.3 për qind të votave, PSD ka siguruar 22.7 për qind të votave, ndërsa AUR ka siguruar 18.2 për qind.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related