‘Shqipëria nuk është koloni italiane’/ Presidentja e Volt Europa: Të investojmë për njerëzit, jo për qendra izolimi

Data

Francesca Romana D’Antuono, presidente e Volt Europa, ishte e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto të moderuar nga Flavio Qarri për të diskutuar protestat kundër kampit të Gjadrit dhe marrëveshjes Rama-Meloni.

Gjatë intervistës, ajo shprehu shqetësimin e saj për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve dhe kritikoi ashpër politikat e fundit migratore. D’Antuono theksoi nevojën për qasje të përbashkët evropiane në menaxhimin e emigracionit, duke kundërshtuar ndarjen e pabarabartë të përgjegjësive mes vendeve.

Ajo gjithashtu kritikoi marrëdhënien e njëanshme mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se Shqipëria nuk është një koloni italiane. Në këndvështrimin e saj, burimet financiare të shpenzuara për këto qendra mund të ishin përdorur për përmirësimin e jetës së emigrantëve dhe komuniteteve pritëse. D’Antuono përfundoi me një thirrje për politika humane dhe të drejta që respektojnë dinjitetin e individëve dhe promovojnë solidaritetin ndërkombëtar

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related