Ashtu siç kujton çdo njeri, që lexon, monologjet e Makbethit të Shekspirit të madh, psikoza violente e duarve të lyera me gjak ja shkatërronte gjumin, nervat dhe qetësinë Makbethit.
Gjithashtu të gjithë e kujtojnë fundin tragjik dhe pa lavdi të Makbethit
Po kështu edhe Rama në podkastin e tij thjesht po bën monologjet e tij të duarve të tij përgjakura, që nuk lahen dot.
Kjo psikozë e ka bërë sa qesharak aq edhe te shëmtuar sepse nuk kursen aspak edhe te ftuarit e tij të mjerë, që sillen si viktima të bindura të një psikopati, që nuk ngopet duke i nëpërkëmbur, dhunuar e poshtëruar.
Përballë bëmave kaq të mëdha, të shumta e të panumërta të Ramës edhe Makbethi ndoshta do të ndihej më mirë sepse Makbethi së paku kishte pasur më parë edhe ditë të mira lavdije të merituar, përpara se ambicja ta shtynte në krim.
Përpëlitjet e Ramës me podkaste monolog nuk ja heqin dot ankthin duarve të përgjakura, që i kanè bërë shqiptarët të ikin me mijëra, që kanë grabitur miliarda euro djerse e gjaku të taksave të shqiptarëve që robtohen në punë për fare pak lekë, të një Shqipërie ku vriten njerëz çdo ditë bile edhe fëmijë, ku kriminelët dhe narkotrafikantët qeverisin qeverinë, drejtësinë parlamentin dhe pushtetin lokal, të një Shqipërie ku grabitet prona me dhunë nga vetë qeveria, ku injoranca dhe analfabetizmi si nje sëmundje malinje po pushton çdo qelizë të shoqërisë.
Prandaj podkastet e lodhura nuk ja zgjidhin dot Ramës ankthin e duarve të përgjakura dhe ashtu si Makbethi fundi është i parathënë, tragjik, i hidhur dhe i pashmangshëm si vetë krimet e kryera.
