Ndryshimet e Tiranës brenda 1 viti, katër trajnerë për gjashtë derbet e fundit

Data

Tirana ka një rekord më vete. Klubi, në gjashtë derbet e fundit, përfshirë edhe këtë që do të luhet ditën e diel është drejtuar nga 4 trajnerë të ndryshëm.

Sezonin e shkuar 2023-2024, në tre derbe, Tirana ka pasur për trajner Julian Ahmatajn. Pas shkarkimit të Amatajt menjëherë pas konferencës për shtyp në prag të sfidës me Dinamon, bardheblutë u morën nga Erbim Fagu që e drejtoi sfidën e fundit me Partizanin.

Në kampionatin e sivjetshëm, derbin e parë e drejtoi Bledi Shkëmbi, i cili ishte trajneri i tretë në pesë ndeshje me Partizanin. Në sfidën e dytë të këtij sezoni, Tirana do të ketë në stol Gugash Maganin. Peqinasi është trajneri i katërt në gjashtë takimet e fundit që do të përballet me Partizanin.

Tirana dhe Gugash Magani, të dielën do të përballen me Partizanin. Një ndeshje “elite” për trajnerin e ri të Tiranës, që nëse ia del këtë herë ndaj të kuqve, te Tirana sjell fitoren në derbi pas dy viteve dhe 2 muajve.

Një sfidë, që për peqinasin, sjell gëzime e pengje të shumta. Për ata që nuk e dinë, Magani në aventurën e tij të parë si kryeqytetas, ka luajtur gjashtë derbe ose ndeshjet speciale të tifozëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related