Minimumin jetik ne e kemi objektiv kryesor. Të parin ndër të gjithë objektivat.
Që në momentin që do të marrim drejtimin e qeverisë, siç ka deklaruar dhe drejtuesi i opozitës, lideri i PD, Sali Berisha, një nga vendimet e para është vendosja e minimumit jetik në Shqipëri.
E dini sa është kostoja e tij sot, jo më shumë se 300 milionë euro, 4 për qind e buxhetit dhe ti heq të gjithë problematikën, eliminon, redukton masivisht që gjysma e familjeve shqiptare të kenë mundësi të vendosin gotën e qumështit para fëmijës tyre, të vendosin një kokërr vezë, një fetë buk para fëmijës tyre.
Në momentin që ne të kemi zgjidhur këtë problematikë, atëherë ne mund të flasim edhe për zhvillimet turistike, apo të hedhim satelitë në ajër. Këto janë totalisht të papranishëm si diskurse, kur ne sot kemi gjysmën e popullatës shqiptare që nuk ka bukë të hajë.
Kur flasim për satelitë, pistën e Formula 1 në Elbasan, kush do të hipë atje, fëmijët e pangrënë, pensionistët e paushqyer që nuk kanë lekë për ilaçe, apo do hipin fëmijët e oligarkëve dhe qeveritarëve.
Kur të zgjidhet problematik që ka sot ekonomia shqiptare, realiteti shqiptar. Kur ti zhdukim këto klasat me dy turne, se jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi shkollat me dy turne në vitin 2024. Kur të mos kemi më universitete që japin diploma dhe ata studentë nuk janë gati për tregun e punës, atëherë flasim për formula 1 dhe gara çiklistike, e satelitë që hedhim në ajër.
