Kampi i Gjadrit i boshatisur nga emigrantët, protesta e aktivistëve: Evropa nuk është e Ramës dhe Melonit

Data

Me moton ‘marrëveshje ilegale, rezistence globale’ dhjetëra aktivistë shqiptarë dhe italianë protestuan sot para Portit të Shëngjinit kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve.

Por, protesta vjen teksa aktualisht kampi i Gjadrit është totalisht i boshatisur dhe nuk ndodhet asnjë emigrant, pasi Gjykata e Romës bllokoi dërgimin e tyre dhe grupi i dytë prej 7 azilkërkuesve u kthye sërish në Itali.

Një prej protestuesve thotë se do vazhdojnë protestat kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij kërkojnë një Europë, Shqipëri e Itali më demokratike.

“Kemi protestuar me aq sa kemi mundur kundër kësaj marrëveshje. Është një farë shtyse shumë e fortë që jo vetëm këtë marrëveshje, por me të gjitha këto lloj marrëveshjes ta vazhdojmë rezistencën tonë. Solidariteti juaj është forcë për ne, forcë për të gjithë ata emigrantë. Europa që ne duam nuk është Europa e Melonit, nuk është Europa e Von der Leyen, nuk është Europa e Ramës, por e demokracisë,. Ne do të luftojmë dhe do jemi për një Europë më demokratike, një Itali më demokratike dhe një Shqipëri me demokratike, ku emigrantët të jenë pjesë integrale e shoqërisë dhe të trajtohen si gjithë të tjerët me të drejta të barabarta”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related