Ish ministrja Haradinaj – Ramës: Ja çfarë duhet të bësh sot që ta ndihmosh Kosovën

Data

Diplomatja dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka komentuar sulmin terrorist në kanalin e ujit në Zubin Potok në Kosovë dhe reagimin e Edi Ramës ku tha se Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu.

Në një mesazh për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ajo shprehet se nëse ai do vërtetë të ndihmojë Kosovën, mund të  iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATO-s dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri.

“Ndihma më e madhe që KM Rama sot mund t’ia bëjë Kosovës është që si shtet anëtar i NATOs, të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri. Fillimisht, të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019. Në këtë mision, Kosova ka padyshim edhe aleatë të tjerë mes NATOs, me të cilët do të mund të shtyhej përpara kjo agjendë me bashkëpunim të ngushtë e të KOORDINUAR.”– shkruan ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related