Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshme të Donald Trump-it, i cili u paraqit gjatë fushatës elektorale si mbështetës i monedhave dixhitale.
Ndërsa bënte fushatën për president, Donald Trump-i e krahasoi komunitetin e Bitcoin-it me fuqinë e çelikut amerikan 100 vite më parë.
“Kjo është fryma që ndërtoi Amerikën dhe që do të na ndihmojë ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”, tha zoti Trump.
Ai deklaroi se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptomonedhave të planetit.
“Nëse kriptomonedhat do të përcaktojnë të ardhmen, atëherë dua që të përqëndrohen në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Trump.
