Sali Berisha shton su*met ndaj SPAK dhe akuzon amerikanët se u përfshinë në grusht shtetit për të asgjësuar…

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha ka intensifikuar sulmet ndaj Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke e akuzuar këtë strukturë për veprime të drejtuara nga jashtë dhe duke implikuar amerikanët në një grusht shteti të organizuar për të shkatërruar opozitën shqiptare. Në këtë kuadër, Berisha ka ngritur akuza të ashpra ndaj ndërhyrjes së huaj në çështjet e brendshme të Shqipërisë, duke theksuar se kjo ka për qëllim favorizimin e qeverisë dhe minimin e opozitës. Ndërkohë, vajza e tij, Argita Malltezi, e cila ka qenë një zë i fuqishëm kundër sistemit të drejtësisë, ka kërcënuar hapur prokurorët dhe gjyqtarët që meritojnë të ndjekin proceset ndaj figurave të larta politike.

Këto akuza dhe kërcënime, të mbështetura në një diskurs polarizues, theksojnë tensionet e thella mes opozitës dhe drejtësisë, si dhe dëshmojnë për një përpjekje të qartë për të minuar legjitimitetin e institucioneve. Përpjekja e Berishës për të shpallur një “luftë” kundër SPAK dhe atyre që ai i konsideron të përfshirë në këtë “grusht shteti” ka vetëm një qëllim: të ruajë ndikimin dhe pushtetin e tij politik. Por, këto reagime të ashpër vetëm sa thellon hendekun mes institucioneve të drejtësisë dhe politikës dhe shton pasigurinë për të ardhmen demokratike të vendit.

Reagimi i Berishës

Konkretisht lideri i PD, Sali Berisha mbajti fjalën e tij dje në aktivitetin e organizuar nga Departamenti “Brain Gain” i Partisë Demokratike mbajtur në Vlorë, ditën e Flamurit. Fjalën e tij Berisha e mbajti me anë të një videoje, pasi vetë nuk ishte i pranishëm sot në Vlorë, edhe pse një ditë më parë u lirua nga arresti shtëpiak. Berisha hodhi akuza ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, teksa theksoi edhe një herë se fuqinë Rama e ka tek lidhjet me atë që ai e quan mafia shqiptaro-amerikane dhe George Soros.

“Mafia Shqiptaro amerikan pasi i dha drejtësinë Ramës vendosi ti japë dhe opozitën dhe të fshijë nga analet partinë që përmbysi diktaturën, që u ngrit mbi vlerat e kombit shqiptar. pra në këto momente kritike për vendin, qytetarët më pro amerikanë u ndodhën para një të papriture. Por zgjodhën të vërtetën, vlerat, traditën. Kaluan 2-3 vite po sot u pa se pas 5 nëntorit doli me madhështi Amerika e vlerave. Se ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që kryente grusht shteti në një vend partner, që krijoi një drejtësi në funksion të diktatorit. Të shpërbërjes së familjes”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, SHBA mbështetën Ramën gjithë këto vite për shkak të ndikimit të Soros, e më tej shtoi se SHBA mbështetën ‘grushtin e shtetit’ ndaj opozitës dhe shpërbërjen e familjes. “Qëndruat për ato vlera që i rikthej në piedestal kombi amerikan. Asnjëherë nuk u shndërruat në anti amerikanë. Për sa kohë Amerika do shkëlqejë, PD do mbetet një forcë e frymëzuar prej saj. U ndala në këtë moment për të theksuar, falënderuar punën e këtij grupi të departamentit Brain Gain. Falenderoj Nikolan për aktivitetin, me një mençuri të veçantë kanë zgjedhur si krye temë vlerat që ne besojmë, mbrojtjen e tyre, promovimin e tyre si kusht për të përmbushur misionin tonë. Për të mos zhgënjyer shqiptarët. Mendoj se janë këto vlera të trashëguara, familja, dinjiteti njerëzor, dashuria për vendin. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve na bëjnë të pamposhtur.

Na bëjnë ne të ecim të sigurt në të drejtën tonë”, u shpreh ai. Por gjithçka sipas Berishës ka përfunduar me ardhjen e Trump në “Shtëpinë e Bardhë”. “Sot ne jemi në kushtet përsëri të vështira dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se rrëzimi i diktaturës është detyrë e vështirë, por çdo njeri të mos harrojë se është plotësisht e mundshme. Sot ne kemi narko diktaturë që ka mbështetje. Pas 5 nëntorit mbështetësi kryesor Soros, nuk do mund të diktojë për Shqipërinë dhe rajonin politikën e SHBA. Fuqia korruptive e narko shtetit është e madhe. Efektet brenda dhe jashtë është e madhe. Aparati represiv bëhet i egër. Çdo ditë e më aktiv të bëhet veprimi ynë. Të qëndrojmë me të gjithë forcën dhëmbë për dhëmbë. Diktaturat ka vetëm dy rrugë: ose me armë, ose me mosbindje civile. Ne jemi Parti Demokratike, jo e dhunës, e vlerave, mosbindjes civile. Rruga që kemi nisur, drejt fitores”, nënvizoi Berisha.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related