Ndreca shkon për gjykim, avokati Çaça: Aferë e pastër korruptive, i duhet mbrojtje me argumente juridike

Data

Avokati Përparim Çaça, dërgimin në gjykim nga SPAK të deputetit socialist Plarent Ndreca, lidhur me postin e tij si ish-sekretarin e ministrisë së Brendshme Plarent Ndrecën dhe 15 ish-zyrtarë të ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, për abuzim me tenderat e policisë, flet për korrupsion të pastër.

I ftuar në një intervistë televizive, ai deklaroi se kishte disa çmime fantastiko-shkencore për një kapele apo pjesë të tjera të uniformës.

“Duke parë këto shifra nuk duhet ndonjë ekspert i madh për të kuptuar, pasi duket qartë se bëhet fjalë për aferë korruptive.

Krahas tij janë dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Këtu është favorizuar njëri nga operatorët që është Gjon Radovani.

Ajo që ngremë pikëpyetje, pse në këtë rast nuk është ngritur masë sigurimi, por shkohet me hetim në gjendje të lirë.

Pjesa tjetër më pas do të gjykohet dhe do të shikojmë seancat paraprake më pas se si do të gjykohet.

Por për masat e sigurisë, duhet i njëjti standard për të gjithë. Pasi mund të ketë akses, ka mundësi të prishë provat dhe ta lehtësojë veten.

Duhet të ishin marrë masa të tjera paraprake. Duhet të konstatohet pasoja që ka ardhur nga kjo aferë korruptive fillimisht.

Ligjërimi dhe qasja që ka pasur zoti Ndreca ka qenë në pafajësinë e tij dhe ka pasur bindjen se çështja do të pushohej dhe nuk do të kishte akuzë ndaj tij.

Hetimi pasuror është paralelisht me hetimin zyrtar, por kërkon kohën e vetë.

Tashmë jemi përpara një fakti, është i pandehur, ka një akuzë dhe çështja do shkojë në gjykatë. Çdo pretendim tjetër, ra poshtë.

Ai tashmë ka nevojë të mbrohet me argumente juridike dhe jo më me deklarata politike.

Juridikisht nëse do të kishte elemente, do ishte kërkuar masë arresti dhe do ishte kërkuar autorizim nga Kuvendi.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related