Meta dhe Salianji prapa hekurave, Berisha akuza qeverisë Rama: Shqipëria është diktaturë, ka të burgosur politikë

Data

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës së tij me gazetarët në selinë blu se beteja për lirimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Metës nuk do të ndërpritet.
I pyetur nëse do t’i takojë Metën dhe Salianjin në qeli, Berisha nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por theksoi se “beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë”.

Ai shtoi se Shqipëria është diktaturë dhe se në vend ka të burgosur politikë.
“Beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë. Shqipëria është diktaturë. Shqipëria ka të burgosur politikë”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related