Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndyshme.
Ajo që vihet re është se kjo Qeveri nuk ndalet me dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave në Tiranë, si dhe për betonizimin e bregdettit të jugut me hotele dhe resorte.
Në lejet e miratuara në mbledhjen e të mërkurës nga KKRT përfshihen disa kulla në kryeqytet. Një prej tyre shkon deri në 44 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, siç është projekti “Sun Moon Star”, që do të ndërtohet në rrugën “Asim Vokshi” me subjekt zhvillues kompaninë “Alpoint” p.k.
Pronari i kësaj kompanie është Aleksandri Vasili, i cili është dhëndër në familjen e Kujtim Qefalia, ish-kryetarit jetëgjatë dhe tashmë administratorit të Njësisë Administrative Dajt dhe deputetit socialist, Xhemal Qefalia.

Po ashtu, një leje për kulla është dhënë dhe për kompaninë “Nova Construction Group” sh.p.k. të Ilir dhe Kujtim Shtufit, i cili projekt ndërtimin e kullave me nga 44 dhe 55 kete mbi tokë dhe nga 5 kate nën tokë në rrugën “Dritan Hoxha”.
