Berisha: Narkoshteti po bën gjithçka kundër legjitimitetit të bisedave të “Sky Ecc”

Data

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se krimi i organizuar dhe narkoshtetit, duke iu referuar Qeverisë, po bëjnë gjithçka për t’i rrëzuar si prova bisedat e përftuar nga aplikacionet e inkriptuara “Sky Ecc” dhe “EncroChat”

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha se ndaj Gjykatës JKushtetuese, e cila do të vendosë për këtë gjë, organizatat kriminale kanë vendosur shumë miliona euro, sipas tij, 6 milionë euro vetëm nga një bandë.

Po ashtu, Berisha deklaroi se presione të mëdha po ushtrohen dhe nga zyrtarë dhe qeveritarë që kanë përdorur telefonat e kodifikuar, si Ulsi Manja, Engjëll Agaçi, por po bëhet presion dhe nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Sali Berisha: Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar në emër të PD me forcën më të madhe faktin se organizatat kriminale dhe narkoshteti së bashku po bëjnë gjithçka kundër legjitimitetit të regjistrimeve të telefonatave të kriptuar. Ju drejtohem sot për të shprehur shqetësimin tim më të thelle në lidhje me përpjekjet për të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë dhe efektivitetin e masave të përgjimit nga organet ligjzbatuese të vendeve partnere në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kontekstin e regjistrimeve me Sky ECC, Encrochat. Përdorimi i të dhënave të përgjimit me telefonat e kriptuar ka rezultuar një faktor vendimtar në shumë vende të BE-së – përfshirë Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Holandën – në luftën kundër krimit të organizuar. Këto masa jo vetëm që kanë ndihmuar në zbardhjen e rrjeteve kriminale, por gjithashtu kanë parandaluar një numër të madh krimesh. Njohja e këtyre provave përputhet me rregullat ligjore në fuqi dhe shërben për mbrojtjen e shoqërive nga krimi.

Nga hetimet e serverave të bisedave dhe mesazheve me Sky ECC, Encrochat etj, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në këto biseda të kriptuara dhe se nga 60 mijë aparate telefonike të kriptuara që ishin në përdorim, 15 mijë kanë qenë në përdorim nga shqiptarët. Nga këto 8 mijë janë përdorur brenda në Shqipëri nga anëtarë të grupeve dhe organizatave kriminale, por edhe nga zyrtarë të lartë dhe drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë, gjykatës të të gjitha niveleve, zyrtarë të lartë të administratës, ministra. Përqendrimi më i lartë i tyre prej 74 aparatesh është gjetur se ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave dhe vetë kryeministri Edi Rama ka pasur në përdorim 2-3 prej tyre. Ai personalisht është akuzuar direkt nga partnerja e Charles McGonigal se bisedonin se bashku me Sky ECC.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related